“Marrëveshja për ndryshimet klimatike është thelbësore”

Kancelarja gjermane tha se do të presë vendimin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për këtë marrëveshje

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka përshkruar marrëveshjen për ndryshime klimatike, të arritur më 2015 në Paris, si dakordim të “rëndësisë thelbësore” dhe theksoi se është e kënaqur që edhe qeveritë e shumë vendeve tjera ndajnë të njëjtin mendim.

Ajo tha se do të presë vendimin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për këtë marrëveshje dhe se Gjermania do t’i përmbahet obligimeve të veta të parapara me marrëveshje.

Back to top button