Marrëveshje ushtarake ndërmjet Kosovës dhe Lituanisë

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës dhe ajo e Letonisë sot kanë arritur një marrëveshje bilaterale për bashkëpunim ushtarak në funksion të sigurisë kontinentale dhe më gjerë.
Këtë e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook.
“Ky Memorandum përcakton fushat e bashkëpunimit të dy shteteve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.Kosova dhe Letonia kemi histori të ngjashme dhe objektiva të ngjashëm për kontribut në paqen, sigurinë dhe stabilitetin kontinental dhe më gjerë. Rrugëtimi i Letonisë për anëtarësim në NATO është një ndër eksperiencat e duhura për ne drejtë synimit tonë”, ka shkruar Mehaj.
Kosova është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që është jashtë procesit të zgjerimit të NATO-s./21Media

Back to top button