Marseille e eliminon PSG-në nga Kupa e Francës

Kemi befasi në Kupën e Francës, ku skuadra e Marseille e ka eliminuar nga gara kampionin aktual, Paris Saint-Germain.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Velodrome”, Marseille e ka mposhtur PSG-në me rezultat të ngushtë 2:1.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Alexis Sanchez, i cili e kaloi Marseillen në epërsi prej 1:0 në minutën e 31’.
Ndërkaq, golin e barazimit për PSG-në e gjeti Sergio Ramos, i cili shënoi në minutën e 45+2’ për 2:2.
Golin e fundit të ndeshjes dhe të fitores për vendasit e shënoi Ruslan Malinovsky, i cili vulosi rezultatin final në 2:1 në minutën e 57’.
Me këtë fitore, Marseille tani vazhdon në 1/4-ën e finales së Kupës së Francës.
Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Marseille

Back to top button