Marsh kundër ndryshimeve klimatike

“Dimri po vjen, e ne tashmë kemi vështirësi të marrim frymë”

Sot duke filluar nga ora 11:00 në Prishtinë mbahet marsh protestues kundër ndryshimeve klimatike.

Me anë të kësaj proteste bëhet thirrje që të gjithë të dalin kundër ndryshimeve klimatike, për të marrë frymë lirshëm.

“Të premten, me 6 dhjetor, do të shprehim kërkesat tona përsëri! Dimri po vjen, e ne tashmë kemi vështirësi të marrim frymë. Kosova A dhe Kosova B janë në fuqi të plotë, duke prodhuar energjinë elektrike që ne e mbipërdorim. Tani është momenti që të veprojmë dhe t’i bëjmë të ditur institucionet se brezi i ri nuk do të pranojë këtë. Është e ardhmja jonë! Termocentralet e qymyrit nuk janë problemet e vetme që ne kemi në Kosovë. Uji ynë i pijshëm është i pakët, por prapë ne zgjedhim ta humbim. Një mënyrë që kjo po ndodh është ndërtimi i hidrocentraleve. Ministria ka marrë të gjitha dokumentet e duhura për t’u siguruar që hidrocentralet do të ndërtohen. Sidoqoftë, ata janë të paqartë për lëshimin e tyre, dhe ne nuk besojmë se të gjitha dokumentet janë marrë në mënyrën e duhur”, thuhet në njoftimin e këshillit protestues.

Protestuesit bëjnë thirrje që më këtë datë bota do të dalë kundër ndryshimeve klimatike dhe ne gjithashtu, për herë të dytë në Prishtinë. “Do të mblidhemi së pari në Termokiss (11:00), pastaj do të ecim tek Skënderbeu, do të marshojmë për tek Grandi dhe dëshirojmë të mbarojmë në ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Urban (14:00). Bëjmë këtë në mënyrë që shqetësimi ynë kryesor të dëgjohet, e i cili është: ta bëjmë mjedisin prioritet kryesor! Pas marshit, do të shkojmë tek stacioni i autobusëve dhe parku i qytetit për të ndërmarrë veprim, dhe kjo sigurisht me njerëz që dëshirojnë të bashkohen. Do të mbjellim pemë si mënyra më efektive e veprimit mitigues, të rrisim vetëdijen dhe të veprojmë në të njëjtën kohë. Ne do të sigurojmë të gjitha mjetet e nevojshme dhe fidanët për t’u mbjellë”, thuhet në njoftim.

Kjo është protesta e dytë që mbahet gjatë këtij viti kundër ndryshimeve klimatike në kryeqytet. Më 20 shtator u protestua kundër ndryshimeve klimatike, ku protestuesit marshuan deri tek Ministria e Mjedisit dhe Panifikimit Hapësinor./21Media

Back to top button