Marsh në Prishtinë në mbështetje të Palestinës

Të shtunën në Prishtinë është mbajtur marsh protestues në mbështetje të Palestinës. Ky marsh është organzimuar nga Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist.

Ata marshuan nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te sheshi “Skenderbeu”.

“Nuk ka paqe pa çlirim”, “Izraeli është shtet fashist”, “50 mijë gra shtatzëna jetojnë nën bombardime”, “Qeveri ndrysho qëndrimin pro-gjenocidal” dhe “Të bombardosh fëmijë nuk është vetëmbrojtje”, ishin disa nga mesazhet e protestuesve.

Ky është marshi i dytë që organizohet brenda kësaj jave në Prishtinë në solidaritet me Palestinën
Të premtën mbrëma djeshme një grup qytetarësh në mënyrë të organizuar ngritën flamujt e Palestinës edhe në qendër të qytetit të Prizrenit./21Media

Back to top button