Marsh protestues në Ferizaj pas vrasjes së 21-vjeçares

Në Ferizaj ka nisur një marsh protestues pas vrasjes së një gruaje në Qendrën për Punë Sociale në këtë qytet pasditen e së premtës.

Protestuesit marshuan me parullat si “Vrasja është krim, jo justifikim” dhe “Institucionet janë bërë rrezik i grave”.
Para tyre po mbajnë një parullë e madhe me tekstin “A duhet të armatosemi edhe ne, për ta mbrojtur veten?!”.

Në këtë protestë po merr pjesë edhe vëllai 15-vjeçar i gruas së vrarë, i cili mbeti i plagosur po atë ditë.

21-vjeçarja Erona Cokli u vra nga ish-bashkëshorti i saj, 36-vjeçari Valon Aliu. Ajo u varros të dielën.

Back to top button