Martial huazohet te Sevilla

 
Sevilla dhe Manchester United kanë arritur marrëveshje për huazimin e Anthony Martial te skuadra spanjolle deri në fund të sezonit aktual.
Lajmin e ka konfirmuar Sevilla mbrëmjen e së martës nëpërmjet njoftimit në faqen zyrtare dhe kështu ka forcuar opsionet e saj në fazën sulmuese.
Me “Djajtë e Kuq” Martial nuk po kalonte në formën e tij më të mirë në këtë sezon, por sezoni më i mirë i tij me skuadrën angleze ishte 2019/20, kur ai shënoi 23 gola dhe asistoi 12 të tjerë.
Në shtatorin e vitit 2015, ai kaloi te Manchester United, me klubin anglez që shpenzoi 60 milionë euro për kartonin e tij.

Back to top button