Prokuoria Speciale deklarohet rreth intervistimit të Berishajt

(Lajm i përditësuar)


Prokuoria Speciale deklarohet rreth intervistimit të Berishajt

Prokuroria Speciale  njofton  se ambasadori, i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është intervistuar sot me ftesë të Prokurorisë Speciale, me dyshimet për veprat penale ‘’Shpëlarja e parave’’, ‘’Shmangia nga tatimi’’ dhe ‘’Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’’.

“Po ashtu, ju njoftojmë se ambasadori Martin Berishaj, edhe më herët është ftuar për intervistim, por vet Berisha kishte kërkuar nga Prokuroria Speciale që të shtyhet intervistimi, për shkak të angazhimit të tij si ambasador.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.


Tomë Gashi flet serish për intervistimin e Martin Berishajt në Prokurorinë Speciale

Avokati Tomë Gashi ka folur për herë të dytë sot lidhur mbi intervistimin e ambasadorit të Kosovës në Zagreb Martin Berishaj në Prokurorinë Speciale të Kosovës (PSRK) pas pretendimeve për përfshirje në një aferë financiare.

Gashi më herët kishte zgjedhur rrjetet sociale për intervistimin e ambasadorit Berishaj, ndërsa në orët e pasdites ai dha një deklaratë të shkurtër për media. AI edhe një herë përsëriti se deklarata e ambasadorit Berishaj në prokurori është konfidenciale dhe se për këtë duhet pyetur prokuroria.

“Deklarimi është kryer, ka pasur iniciativë të vetëshkruar të Martin Berishajt, para një viti e gjysmë, kështu që meqenëse është konfidenciale nuk mund të them asgjë më shumë. Për atë duhet të pyetet Prokuroria. Unë ju thash është deklarim konfidencial për sqarimin e situatave, të cilat kanë qenë publike në media… Ndoshta është kryer intervistimi më herët, ndoshta sot, ndoshta në të ardhmen”, tha Gashi.


Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale: Nuk ka aktakuzë të ngritur ndaj Berishajt

Zëdhënësi i Prokuorisë Speciale, Ekrem Lutfiu shprehet i rezervuar të deklarohet për çështjen e ambasadorit Berishaj, i njëjti tha se nuk ka informacione dhe se nuk di se çfarë në të vërtetë është duke ndodhur.

“Me qenë me pasë aktakuzë iu kishim informu, si zakonisht që iu informojmë për ngritjen e aktakuzave, si zakonisht , përderisa nuk ka nuk iu kemi informu”, tha a.i


​Intervistimi i Berishajt, avokati Gashi: Nuk jap detaje, deklarata është konfidenciale

Tomë Gashi avokati i ambasadorit, Martin Berishaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se Berishaj tashmë ka dhënë deklaratë në Prokurorinë Speciale të Kosovës, derisa ka shtuar se nuk mund të japë më shumë detaje pasi që sipas tij deklarata është konfidenciale.

“Martin Berishaj qyh me 27.01.2023 ka paraqit kerkese per te dhene deklarate sqaruese ne Prokurorine Speciale te Republikes se Kosoves lidhur me pretendimet qe kan dale ne media

Martini tashme ka dhene deklarate ne PSRK

Deklarata e tije eshte konfidenciale . Une per shkak te kesaj situate si avokat i Martinit nuk munde te ju them asgje per permbajtjen e kesaj deklarate.”, ka shkruar Gashi.


Vazhdon intervistimi i Berishajt në Prokurorinë Speciale

Edhe pas shtatë orëve është duke vazhduar intervistimi i Martin Berishajt në Prokurorinë Speciale.


Martin Berishaj po intervistohet në Prokurorinë Speciale

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj është duke u intervistuar nga Prokuroria Speciale në Prishtinë, raporton kp.

Arsyeje e intervistimit të Berishaj nga Prokuroria Speciale vjen pas dyshimeve për një aferë financiare të tij në Slloveni. Në këtë aferë dyshohej për shpëlarje parash.

Afera:

Në maj të vitit 2022, televizioni slloven “Planet TV”, publikoi disa dëshmi ku dyshohej se rreth 600 mijë Euro të derdhura në xhirollogaritë e biznesit të Berishajt në Mal të Zi, gjatë periudhës kohore 2019/2020, janë nga filiali në Beograd i GEN-I – një rrjet slloven për tregtim të energjisë i shtrirë në tërë rajonin.

Ndonëse në Slloveni u duk si një aferë për efekt elektoral, tri ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të 24 prillit atje, zbulimi i mediumit slloven rezultoi tejet i rëndësishëm edhe për Kosovën – me një ambasador të shtetit të përfshirë në dyshime për shpëlarje parash, me biznes të fshehur në Mal të Zi, me para të derdhura nga Serbia në llogaritë e tij, nga një kompani sllovene.

Televizioni slloven raportoi se mbi gjysmë milion euro, në kesh, janë bartur prej Malit të Zi për në Slloveni, kurse rolin e mushkës [transportuesit] të parave dyshohet se e ka kryer ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj përmes “MB Consulting”.

Ky televizion ka dëshmuar me dokumente tërheqjen në kesh të rreth 600 mijë eurove, por jo edhe pjesën tjetër të pretendimit se ato i janë dhënë Robert Golobit, ish-drejtor i GEN-i, dhe tani politikani që i ka fituar zgjedhjet e fundit në Slloveni. Ai, sikurse edhe Berishaj, i kanë mohuar akuzat dhe raportimet e televizionit slloven.

Back to top button