Martinez frikëson Interin

Lautaro Martinez pati një natë të vështirë në Kupën e Italisë kundër Bolonjës , pasi humbi një penallti dhe më pas kapiteni i Interit çaloi në fushë për shkak të një problemi në kofshë.

Zi kaltërit u eliminuan nga Kupa e Italisë pasi u mposhtën nga Bolonja me rezultat 2-1 pas vazhdimeve.

Argjentinasi u zëvendësua nga Henrikh Mkhitaryan, derisa po shtrëngonte pjesën e sipërme të kofshës së tij të majtë.

Ende nuk dihet shkalla e lëndimit të tij, por ekzaminimet mjekësore do të bëhen ditëve në vazhdim.

Interi do të luajë me Leccen në Serie A të shtunën në mbrëmje, më pas do të vizitojë Genoan më 29 dhjetor.

 

Back to top button