Martohet alpinistja Uta Ibrahimi, publikohen pamje nga dasma

Alpinsitja nga Kosova, Uta Ibrahimi e cila bëri mijëra e mijëra hapa duke ngjitur majat më të larta në botë, sot nisi një ndër rrugëtimet më të mira në jetë, shkruan portali rtv21.tv
Ajo dhe partneri i saj, Metodi Chilimanov i thanë po njëri- tjetrit në një ceremoni me miqtë dhe të afërmit.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fisnik Ismajli, ka ndarë disa imazhe nga dasma në rrjetet sociale. Alpinistja shkëlqen në futanin e bardhë.

Uta dhe Metodi u fejuan në nëntor të vitit të kaluar, ajo mori propozim nga partenir i saj, teksa ishin duke ecur në Demir Kapja./21Media

Back to top button