Martohet këngëtarja Fjolla Krasniqi
Këngëtarja e njohur, Fjolla Krasniqi i ka dhënë fund beqarisë. Ajo sot ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë, shkruan rtv21.tv
Për ditën e saj të veçantë, artistja është rregulluar për mrekulli. Me flokë të lidhura dhe e grimuar me shije, Fjolla ka shkëlqyer në pamjet e fundit, që ka publikuar për fansat e shumtë.
Këngëtarja ka publikuar foto dhe video, ku shihet e rregulluar si nuse, në të cilat ka marrë komente dhe pëlqime të shumta nga ndjekësit në instagram.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?












