Martohet kryeministri i Britanisë së Madhe

 

Kryeministrit i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë, me të fejuarën Carrie Symonds.

Martesa e çiftit u bë me një ceremoni të vogël, të shtunën pasdite sipas burimeve të BBC.

Po ashtu, ditë më parë, ata kanë bërë të ditur se një ceremoni më e madhe e çiftit do të bëhet në verën e vitit të ardhshëm.

Johnson është kryeministri i dytë që martohet gjatë kohës që është në detyrë.

Sipas BBC, vetëm 30 mysafirë ishin të ftuar, sipas masave kufizuese në Britani, për shkak të Covid-19.

Ndër të tjera, kjo është martesa e tretë e Johnson./21Media

Back to top button