Alarm për bombë, ulet në aeroportin e Berlinit avioni i Ryanair

 

Një avion i kompanisë “Ryanair”, i nisur nga Dublini, me destinacion Krakovian, u detyrua të bënte një ulje emergjente të aeroportin e Berlinit pas një alarmi për bombë.

Pas verifikimeve dhe kontrolleve rezultoi se alarmi për bombë në avionin me pasagjerë ishte fals.

Zëdhënësi i policisë së Berlinit, edhe pse nuk citoi arsyet e vërteta të emergjencës u shpreh se “kontrolli i bagazheve dhe avionit nuk gjeti asnjë send të rrezikshëm dhe pasagjerët u kthyen në bord për të vijuar udhëtimin e tyre në Poloni”, shkruan A2.

Back to top button