Martohet vajza e Bill Gates, pamje nga dasma

Vajza e Bill dhe Melinda Gates, Jennifer Gates është martuar me Nayel Nassar dhe për këtë prindërit e saj nuk kanë hezituar të tregojnë sa krenarë janë.
“Është e pamundur ta shprehet me fjalë sa më lumturon fakti që të shoh plot gëzim në ditën e martesës tënde. Jam shumë krenar për gjithçka që keni arritur të dy ju në jetën tuaj dhe gjithçka që do të bëni më të ardhmen së bashku”, ka shkruar dje Bill në Instagram.

Edhe Melinda nuk e ka lënë pa u shprehur me fjalët më të ëmbla për të bijën.
“Çfarë gëzimi të festojmë dashurinë e Jennifer dhe Nayel këtë fundjavë. Shumë e lumtur që kishim mundësi të gjejmë një mënyrë për t’u mbledhur së bashku në këtë ditë të veçantë”, ka shkruar Melinda.

Ndërkohë, nusja ka ndarë me ndjekësit fotografi nga dasma, me një mbishkrim të shkurtër e plotë kuptim.
“Universi im”, ka shkruar Jennifer.

Çifti janë bashkë që nga viti 2017.




Ndërkaq, Bill dhe Melinda Gates kanë bërë të ditur lajmin se janë ndarë pas 27 vjetësh dhe këtë procedurë do ta finalizojnë edhe në dokumentë zyrtare. Ish çifti është divorcuar në muajin gusht./21Media

Back to top button