Masa të reja kundër COVID-19 në Malin e Zi

Për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus deri më 12 gusht, përveç atyre aktuale, janë vendosur masa shtesë epidemike për parandalimin e përhapjes së infeksionit në Malin e Zi.
Një nga masat e reja është vendosja e detyrueshme e maskës mbrojtëse në të gjitha institucionet e administratës publike, dyqane, farmaci, pika karburanti.
“Është e detyrueshme mbajtja e maskave mbrojtëse në zonat e mbyllura të aeroportit, stacioneve hekurudhore dhe të autobusëve”, tha drejtori i Institutit për Shëndet Publik, Igor Galiç.
Nga numri i përgjithshëm i vdekjeve në Mal të Zi që nga fillimi i pandemisë, 72 për qind, thotë Galiç, ishin të pavaksinuar.
944 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar dje në Mal të Zi dhe nuk ka pasur asnjë vdekje, njoftoi Instituti për Shëndet Publik. Shumica e të sëmurëve janë në Podgoricë, pasuar nga Nikshiq, Tivar, Budva, Kotorri dhe Herceg Novi./TV21

Back to top button