Masa të sforcuara te 18 subjekte biznesore me borxhe ndaj ATK-së

Departamenti për Menaxhimin e Mbledhjes së Borxheve ka vazhduar me aktivitete tek subjektet biznesore, të cilat nuk kanë kryer obligimet tatimore.
Andaj, bazuar në kornizat ligjore që përcaktojnë përgjegjësit e këtij departamenti, janë përzgjedhur 18 subjekte, që kanë pas obligime të pa paguara në vlerë prej 1.8 milionë euro.
Pra, vlera totale e inkasuar gjatë ditës së premte ka qenë 416,250.18 euro ose rreth gjysmë milioni euro, ndërsa pjesa tjetër e borxheve të këtyre bizneseve, Administrata Tatimore e Kosovës ka thënë se pritet të inkasohet bazuar në marrëveshjet e reja të lidhura për pagesën e obligimeve tatimore me këste, si dhe marrëveshjeve të ri programuara për bizneset të cilat nuk u janë përmbajtur marrëveshjeve paraprake.
Menaxhmenti i ATK-së ka theksuar se vazhdon ta ketë në prioritet zvogëlimin e stokut të borxheve, si dhe trajtimin në kohë të borxheve të reja./21Media

Back to top button