Masakra e Reçakut: Krim kundër njerëzimit!

21 vjet nga masakra e Reçakut -homazhe dhe akademi Përkujtimore për Masakrën e Reçakut

Familjarë, qytetarë e krerë shtetëror ishin sot në Reçak për të bërë homazhe në 21 vjetorin e masakrës së këtij fshati në nderim të 45 viktimave. Të mbijetuar të masakrës dhe banorë të këtij fshati kërkojnë që drejtësia të vihet në vend. Por drejtësi për të gjitha masakrat që kanë ndodhur në Kosovë kërkuan edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, bashkë me homologun e tij nga Shqipëria, Ilir Meta si dhe zyrtarë të tjerë shtetëror.

Në 21-vjetorin e masakrës së Reçakut, u mbajt akademi përkujtimore në të cilën është përkujtuar gjenocidi që Serbia ka kryer nga shqiptarëve të Kosovës dy dekada më parë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se heshtja ndërkombëtare ndaj këtij gjenocidi ka trimëruar Serbinë që të mohojë krimet që ka kryer në Reçak. Ndërsa ish-ambasadori i OSBE-së, Ëilliam Ëalker tha se viktimat në Kosovë meritojnë drejtësi.(Teksti- Albulena NUHA, kamera- Alban ISMAILI)./21Media

Back to top button