Masat anti-covid, policia mbylli 12 lokale në Prizren dhe shqiptoi gjoba

 

Policia e Rajonale e Prizrenit njoftoi se mbrëmë ka mbyllur 12 lokale afariste në Prizren dhe ka shqiptuar për shkeljen e rregullave anti- covid.

Policia bën të ditur se ky aksion ka filluar prej orës orës 20:00, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës.

“Njësite policore të stacionit policor Prizren, NJSO, NJRSH, Inspektoret Komunal së bashku me Drejtorin e Inspektoratit dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u kanë ndërmarrë një operacion dhe veprime në qendrën tregtare ,,Abi Qarshia” si dhe qendrën tregtare ,,Galeria” që gjenden ne Rr. “Ekrem Rexha” në Prizren. Gjate kryerjes se detyrës zyrtare janë gjetur parregullsi dhe janë shqiptuar gjoba si në vijim:
1. Janë mbyllur 12 lokale afariste në qendrën tregtare “Galeria”.
2. Janë shqiptuar 5 dënime për subjekte nga 500 euro.
3. Janë shqiptuar dy dënime personave fizik nga 50 euro.
4. Një vërejtje për subjektin lidhur me mos mbajtjen e distancës, dhe
5. 46 fletëparaqitje për mos mbajtje të maskës mbrojtëse.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu policia paralajmëron qytetaret se aktivitete të tilla do të jenë të përditsme deri sa të stabilizohet situata me Covid-19 në Kosovë./21Media

Back to top button