Masat e BE-së shkaktojnë humbje milionëshe”

Njohës të fushës së ekonomisë vlerësojnë se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës janë shqetësuese dhe me pasoja në ecuritë ekonomike, duke shtruar nevojën për stabilitet politik.
Profesori universitar i ekonomisë Fatos Ukaj vlerëson se stabiliteti politik është thelbësor për zhvillimin ekonomik.
Profesori tjetër i ekonomisë, Nagip Skenderi, mendon se situata politike e dëmton Kosovën në aspektin ekonomik, rrjedhimisht ndikon në investimet e huaja.
Bizneset kosovare përballen me humbje milionëshe, thonë eksportuesit.
Nijazi Musliu, drejtues i një kompanie prodhuese, thotë se masat e BE-së shkaktojnë pasoja të ndryshme.
Që prej vendosjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, Aleanca Kosovare e Biznesit ka paralajmëruar se Kosova deri në fund të viti mund të dëmtohet deri në 500 milionë euro./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?