MASH-i ka ndarë buxhet shtesë për fillimin e mësimit

 

 

 

 

Viti i ri shkollor do të fillojë më 14 shtator, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka ndarë buxhet shtesë për fillimin e mësimit prej 12.4 milionë euro.

Kjo u bë e ditur në takimin e ministrit Ramë Likaj me drejtorët komunalë të arsimit.

Likaj tha se janë duke u bërë përgatitjet intensive që të organizohet mësimi në bazë të udhëzuesit që e kanë përpiluar.

Tekstet mësimore jeni duke i pranuar dhe janë duke u bërë përgatitje intensive që ta organizojmë mësimin në bazë të udhëzuesit që e kemi përpiluar“, tha ai.

Në këtë takim është prezantuar edhe protokolli i reagimit ndaj pandemisë COVID-19 në shkolla, që do të përcaktojë mënyrën e reagimit të menaxhmentit të personelit të shkollave dhe drejtorive komunale të arsimit në rast të paraqitjes së rasteve të infektimit individual ose grupor të nxënësve ose personelit të shkollave.

Back to top button