“Mashallah”, Buta nesër i ftuar special në klasën e Taynas
Rep-artistja e njohur, Tayna, ka njoftuar fansat e muzikës së saj, se ka finalizuar një projekti të ri muzikor.
Tayna ka bashkuar forcat me reperin Buta për projektin e ri, i cili do të ketë dy këngë brenda një kënge. “Mashallah x Hajde G’zuar” do të lansohet nesër në Youtube.
Tayna lajmin e ka bërë të ditur përmes një fotografi të postuar në Instagram, ku shihet në një klasë mësimore në rolin e profesoreshës, teksa ka shkruar se Buta nesër është i ftuar special në klasën e saj.
“Buta nesër i ftuar special në klasën tonë, ‘Mashallah x Hajde gëzuar'”, ka shkruar reperja./21Media
View this post on Instagram