“Mashat do të digjen” , Haradinaj akuza ndaj Kurtit për pezullimin e seancës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka akuzuar kryetarin e LVV-së Albin Kurtin për pezullim të seancës konstituive të Kuvendit.

“Politikat bllokuese, shantazhuese dhe uzurpuese janë kryefjala e Albin Kurtit. Pezullimi i seancës në mënyrë arbitrare, edhe pse ishin numrat për vazhdim, e shfaq edhe një herë qartë se kush janë këta njerëz që e mbajnë peng Kosovën tash e më shumë se katër vjet.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai i ka kërkuar Kurti që nëse mundet ta formojë qeverisë ose të lëshojë rrugë.

“Kosova dhe karakteri i saj parlamentar, demokratik dhe properëndimor nuk do të rrëshqasin për shkak të tekeve dhe dëshirave autokratike e diktatoriale të lindjes.
Është fare e thjeshtë:
Dorëhiqu – nuk mundesh t’i kesh dy pozita.
Propozojeni dhe formojeni kryesinë e Kuvendit.
Formo Qeverinë.
Nëse nuk mundesh – ik, lësho rrugë.
Përndryshe, pushtetin do t’ia kthejmë sovranit – e aty mashat do të digjen.”, ka përfunduar Haradinaj.

Ka dështuar për të dytën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka thënë se në takim me përfaqësuesit e partive nuk pati konsensus. Ndërkaq, seancën e radhës e ka paralajmëruar për të shtunën në orën 12:00./21Media

Back to top button