Kaloni te përmbajtja kryesore

Murati për opozitën: Ata po kërkojnë që qeveria të braktisë institucionet, në mënyrë që të pranojnë mandatin e deputetit

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati lidhur me konstituimin e Kuvendit ka thënë se opozita ka bërë një gabim trashanik në seancën e së martës, ku shton se ata kanë votuar kundër mandateve të tyre.

Murati përmes një postimi në rrjetin social Facebook u shpreh se opozita është duke kërkuar që qeveria të braktisë institucionet, gjë e cila sipas tij po shihet si mënyrë që ata të korigjojnë gabimin e tyre në mënyrë të pranimit të mandatit të deputetit.

“Opozita bëri gabim trashanik kur pardje votoi kundër mandateve të veta. Tash po kërkojnë që qeveria të braktisë institucionet, në mënyrë që ata të korrigjojnë gabimin e vet dhe të pranojnë mandatin e deputetit. Edhe në konsultimin e ftuar nga Kryesuesi i Seancës refuzuan që të dakordohen për rrugën përpara që do të zhbllokonte procesin. Kjo është absurde”, ka shkruar Murati. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button