MASHT-i thotë se paratë për libra do të dalin në llogari nga java e ardhshme

(Lajm i përditësuar)


 MASHT-i thotë se paratë për libra do të dalin në llogari nga java e ardhshme

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka bërë të ditur se në mjetet për sigurimin e librave për nxënësit  do të dalin në xhirollogari nga fillimi i javës së ardhshme, megjithatë  platforma nuk po funksionon.

Ministria ka thënë se aplikimi për subvencionim mund të bëhet në platformën “E-Kosova” deri në fund të shtatorit.


Bajrami: Kaos me libra, e-𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 jashtë funksioni

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka numëruar siç i ka quajtur ajo dështimet lidhur me procesin e blerjes së librave shkollor nga vet prindërit.

Ajo ka shkruar në Facebook se e-𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 jashtë funksioni, kurse, disa prindër i kanë llogaritë bankare të bllokuara.

“Çmimi i librave ende nuk dihet, prindërit ende nuk e dinë se me çfarë librave do të punojnë mësimdhënësit, prindërit nesër kur të shkojnë në librari nuk do t’i gjejnë të gjitha librat, sepse shtëpitë botuese ende nuk e kanë idenë e kërkesës, disa komuna s’kanë librari fare dhe prindërit do të detyrohen të lënë punën e të udhëtojnë për t’i blerë librat dhe atë sigurt jo vetëm njëherë, siç u konfirmua krejt kjo padituri buxhetit do t’i kushtoj me miliona euro më shumë e fëmijëve do t’iu kushtoj me mijëra orë të humbura, dështim total, kaos e çka jo tjetër. Dorëheqja nuk mjafton”, ka shkruar ajo.

Përndryshe, sot ka nisur procesi i aplikimit të prindërve për shumën që Ministria e Arsimit do t’ia transferojë në llogaritë e tyre për blerjen e libra për nxënësit.


Hapet platforma, këtu mund të aplikoni për subvencionim të teksteve shkollore

Të premtën në platformën e-Kosova është publikuar linku në të cilin prindërit mund të aplikojnë për subvencionim të teksteve shkollore për fëmijët nga klasa 1-5.

Ky është linku që është publikuar në platformën e-Kosova për aplikim për subvencionim të teksteve shkollore: https://ekosova.rks-gov.net/Service/5


​Sot nis aplikimi për subvencionimin e librave

Nga sot, prindërit e nxënësve mund të aplikojnë për subvencionimin e teksteve shkollore, ka bërë të ditur dje (e enjte) ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

E para e MAShTI-t ka thënë përmes rrjetit social Facebook” se mjetet do të dalin në xhirollogaritë e prindërve që nga fillimi i javës së ardhshme.

Siç ka thënë ajo, do të ndahen nga 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore, derisa ka shtuar se për herë të parë për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9 të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore, do të ndahen nga 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore.

“Nga nesër mund të aplikoni për subvencionimin e teksteve shkollore. Mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme. Do të ndahen 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore. Po ashtu, për herë të parë për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9 të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore, do të ndahen 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore”, ka shkruar ajo në Facebook.

Sipas saj, platforma e aplikimit bashkë me instruksionet do të publikohet sot (e premte).

“Çmimet e teksteve do të publikohen nga shtëpitë botuese ku lista e teksteve të përzgjedhura nga aktivet profesionale tashmë është e gatshme andaj, ftojmë të gjithë prindërit të konsultohen me mësimdhënësit se cilat tekste duhet t’i blejnë”, vijoi ajo.

Back to top button