MAShT: Vetëm në Prishtinë nuk u mbajt mësimi, orët e humbura do të zëvendësohen

Ditën e sotme nuk është mbajtur mësim në kryeqytet për shkak të reshurave të dendura.
Lidhur me këtë çështje ka dalë me një njoftim, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë duke thënë se përveç në shkollat në Prishtinë, në komunat e tjera mësimi është zhvilluar normalisht.
MASHT tha se orët e humbura do të zëvendësohen.
“Nga informatat e mbledhura nga sektorët rajonalë të Inspektoratit të Arsimit, rezulton se në të gjitha shkollat në Kosovë, mësimi është zhvilluar normalisht, edhe në shkollat që punojnë me dy ndërrime, me përjashtim të shkollave në komunën e Prishtinës. Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë, ndërkaq, ka njoftuar për pezullimin e procesit mësimor për ditën e sotme në të gjitha shkollat, për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike dhe vështirësive në komunikacion. Inspektorati i Arsimit, bazuar në kompetencat e tij ligjore, do të monitorojë dhe do të sigurohet që të gjitha orët e humbura të procesit mësimor të ditës së sotme të zëvendësohen”, thuhet në njoftimin e MASHTI-t në Facebook./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?