MASHTI për një vit dhuroi mbi 3000 bursa

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka ndarë mbi 3000 bursa për të rinjë të dalluar për studime brenda dhe jashtë vendit, brenda një viti të Qeverisë Kurti.
MASHTI për portalin rtv21.tv ka treguar 1 mijë  e 365 bursa janë dhënë për gratë që studiojnë në fushat STEM, kurse 1 mijë e 799 bursa janë dhënë për student elitarë që studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë.
Tutje MASHTI ka bërë të ditur se 16 bursa janë ndarë për të rinjtë që studiojnë në top universitete të botës. gjithashtu MASHTI ka dhuruar bursa edhe për studentet e doktoratës.
“16 bursa për të rinjtë tanë që studiojnë në top universitete të botës Kemi mbështetur 26 studentë që ndjekin studime të doktoratës në top 500 universitete të botës”, thuhet në përgjigjen e MASHTI-it për rtv21.tv
Veç MASHTI-it bursa në Kosovë çdo vit dhurojnë edhe Drejtoritë Komunale të Arsimit nepër komunat e Kosovës./21Media

Back to top button