MASHTI për zgjedhjet: Këshilli i Prindërve lirohet nga ndikimet e grupeve të interesit

Këshilli i Prindërve i Kosovës ka akuzuar Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për shpallje të njëanshme të zgjedhjeve për Këshillin e Prindërve në gjithë Kosovën.

Megjithatë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në një përgjigje për RTV21 ka thënë se me Udhëzimin e ri Administrativ parashihen zgjedhjet e reja.

Sipas MASHTI-it ky Udhëzim përcakton se, “Këshilli i Prindërve lirohet nga çfarëdo formë e ndikimeve të grupeve të interesit siç ka ndodhur deri më tani si dhe krijon bazë ligjore të përshtatshme për këtë mekanizëm shumë të rëndësishëm të përfaqësimit të prindërve, në funksion të zhvillimeve pozitive në arsim”.

“Nuk ka pasur proces të përfunduar të zgjedhjes së Këshillit të prindërve nga skadimi i mandatit në vitin 2022 që konkludon me nxjerrjen e vendimit sipas udhëzimit Administratv i cili që ka qenë në fuqi andaj, me Udhëzimin e ri Administrativ parashihen zgjedhjet e reja. Ky Udhëzim është hartuar gjatë vitit 2022 dhe është miratuar në janar të këtij viti sipas kërkesave të prindërve. Dokumenti ka kaluar fazën e diskutimit paraprak dhe dëgjimit publik. Ky Udhëzim përcakton se, Këshilli i Prindërve lirohet nga çfarëdo formë e ndikimeve të grupeve të interesit siç ka ndodhur deri më tani si dhe krijon bazë ligjore të përshtatshme për këtë mekanizëm shumë të rëndësishëm të përfaqësimit të prindërve, në funksion të zhvillimeve pozitive në arsim. Po ashtu, më të rregullohen procedurat e zgjedhjes dhe sigurohet përkrahje e qëndrueshme për Këshillin e Prindërve. Rrjedhimisht, ky UA parasheh zhvillimin e procesit të zgjedhjes së këshillave të prindërve në nivel të shkollës, komunës dhe në nivel vendi. Deri më tani zgjedhjet janë mbajtur në nivel shkolle dhe janë duke vazhduar edhe në nivel komune. Qëllimi i ndryshimit të UA, ka qenë mënjanimi i çfarëdo ndikimi në Këshill të Prindërve që dëmton funksionimin e këtij Këshilli”, thuhet në përgjigjen e MASHTI-it./21Media

Back to top button