Mashtrim me viza pune, arrestohet një grua
Një grua është arrestuar, pasi që e njëjta mashtroi 5 gra se do t’ia rregullonte vizat për Suedi, kështu duke ia marrë 7 mijë e 500 euro.
Rasti ka ndodhur dje pasdite, në rrugën “Pajazit Boletini” në Mitrovicë.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta me premtimin se do t’iu rregullonte viza pune, për në shtetin e Suedisë, kishte marr nga pesë (5) ankueset femra kosovare një shumë prej 7500 €”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje./21Media