Mashtronte qytetarët duke u kërkuar para “për t’u ndihmuar personave të sëmurë”, arrestohet
Është arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Mashtrim”.
Përmes rrjeteve sociale dyshohet se ka mashtruar qytetarët duke u kërkuar atyre të holla që të ndihmojnë fëmijët/personat e sëmurë.
I njëjti për kryerjen e këtij mashtrimi ka përdorur pa autorizim fotografi të fëmijëve/personave të sëmurë, duke i postuar në rrjete sociale dhe pastaj qytetarët kanë bërë pagesa në vlera të ndryshme përmes institucioneve financiare (para të shpejta), duke besuar se janë duke i dërguar paratë tek personat në nevojë, në këtë rast te personat e sëmurë.
Të dyshuarit pas kontrollit të policisë në dy lokacione i janë sekuestruar një laptop dhe një telefon.
Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?