Maskë me avokado për duar 

 
Avokadot kanë aftësi të mëdha hidratuese dhe përmbajnë shumë vitamina. Përzierja e gjysmës së avokados së pjekur me një lugë çaji vaj kokosi, një lugë çaji vaj jojoba dhe gjysmë luge çaji lëng limoni, mund t’i shpëtojë duart tuaja të thata.
Mund ta forconi përzierjen edhe më shumë duke shtuar pak tërshërë.
Aplikoni maskën në duart tuaja për 10-15 minuta. Pasi të kenë kaluar 15 minuta, mund ta pastroni maskën me pak ujë të vakët dhe të vendosni një losion./21Media

Back to top button