Zjarr në një banesë, humb jetën një 67-vjeçar

Një person 67-vjeç ka mbetur i vdekur, si pasojë e flakëve që ka përfshirë një banesë në Korçë.
Raportohet se zjarri ka rënë në një banesë në afërsi të Shkollës së Muzikës në lagjen nr. 5, ku për shkak të asfiksisë, ka humbur jetën shtetasi E.R.
Nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se shtëpia e djegur nuk ishte e viktimës por e një shoku të tij që jetonte jashtë shtetit.
Shkak i zjarrit dyshohet të jetë një ngrohëse./oranews

Back to top button