Maskë me sodë buke për lëkurë me shkëlqim

 
Për ta bërë fytyrën tuaj të duket më e ndritshme, më e re dhe më e freskët, përgatitni një maskë duke përdorur sodë buke, grejpfrut dhe vaj ulliri.
Do t’ju duhet:
2 lugë gjelle lëng grejpfruti
1 lugë çaji sodë buke
disa pika vaj ulliri ose vaj tjetër esencial sipas dëshirës tuaj
Në një enë vendosni të gjithë përbërësit dhe përzieni mirë. Aplikojeni butësisht në të gjithë fytyrën, lëreni për 10 minuta, shpëlajeni dhe më pas aplikoni një krem ​​hidratues.
Zëvendësoni vajin e ullirit me vaj livando ose limoni për një maskë qetësuese me një aromë relaksuese./21Media

Back to top button