​Massaro: Milani i vetëdijshëm për rrezikun nga Roma në Ligën e Evropës

Ambasadori i brendit të Milanit, Daniele Massaro, një ish-sulmues i kuqezinjve dhe Romës, pranon se takimi me një klub tjetër italian në çerekfinalen e Ligës së Evropës ishte një rrezik që klubi kishte parashikuar, por është i bindur se lojtarët e Stefano Piolit do të përmirësohen në mbrojtje.

Massaro foli për “Sky Sport Italia” pas shortit të çerekfinales së Ligës së Evropës në Nyon të premten.

“Të paktën, ne e njohim mirë Romën edhe nëse kjo është një kompeticion tjetër”, tha ish-sulmuesi.

“Me tre klube italiane, ky është një rrezik që e prisnim. Është një lojë tjetër, një kompeticion ndërkombëtar, ka skuadrat më të mira duan të arrijnë deri në fund”, shtoi Massaro.

Milani do të presë Romën në “San Siro” më 11 prill, ndërsa ndeshja e dytë do të luhet në “Stadio Olimpico” javën e ardhshme, më 18 prill.

“Ne jemi të vetëdijshëm se shumë lojtarë janë rritur. Kemi rikuperuar disa lojtarë të lënduar dhe do të duhet të përgatitemi mirë”, ka thënë Massaro.

Çfarë mendon ai për dy muajt e parë të De Rossit në krye të “Giallorossëve”?

“Unë nuk jam brenda dhomës së tyre të zhveshjes, por mendoj se De Rossi po punon mirë. Ai tregoi personalitetin e tij që në ndeshjen e parë”, u përgjigj Massaro.

Back to top button