Komandanti Ulutaş i kërkon Osmanit koordinim KFOR- institucione

Komandanti i KFOR-it, Özkan Ulutaş, sot gjatë ditës ka pritur në takim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në zyrat qendrore në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur KFOR-i përmes një postimi, ku thuhet se u diskutua mbi nevojën për koordinim dhe bashkëpunim mes KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës.

“Gjeneralmajor Ulutaş theksoi nevojën thelbësore për koordinim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve në Kosovë dhe organizatave të sigurisë së Kosovës për të garantuar siguri të qëndrueshme në mbarë Kosovën, për të mirën e të gjitha komuniteteve”, ka shkruar KFOR në “Facebook”.

Tutje, thuhet se Gjeneralmajori Ulutaş ka theksuar përpjekje të vazhdueshme të KFOR-it në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE, mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Ai ritheksoi përkushtimin e palëkundur të #KFOR-it për zbatimin e përditshëm dhe të paanshëm të mandatit të tij në OKB. Ai gjithashtu nënvizoi përpjekjet e vazhdueshme të sigurisë së KFOR-it në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, shkruan tutje KFOR./21Media

Back to top button