Mastercard bllokon transaksionet nga Rusia
Mastercard ka thënë se ka bllokuar transaksione të shumta nga porta e saj e pagesave si rezultat i sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, transmeton rtv21.tv.
Lajmi vjen pasi SHBA, së bashku me BE-në, Britaninë e Madhe dhe Kanadanë, thanë se do të ndërmarrin veprime kundër Rusisë duke mbyllur bankat ruse nga sistemi i pagesave ndërkombëtare Swift dhe duke parandaluar bankën qendrore të Rusisë të vendosë rezervat e saj valutore për të zbutur ndikimin e sanksioneve./21Media