Studiot amerikane të filmit bojkotojnë Putinin

Gjigantët amerikanë të prodhimit ‘entertainment’ Disney dhe Sony Pictures nuk do të shfaqin filmat e tyre të rinj në kinematë ruse për shkak të luftës së agresionit rus në Ukrainë.
“Në dritën e pushtimit të paprovokuar të Ukrainës dhe krizës tragjike humanitare, ne po pezullojmë shfaqjen teatrale të filmave në Rusi”, tha Disney.
Disney dhe Sony i bashkohen një liste në rritje të kompanive të huaja që tërhiqen nga tregu rus përballë sulmit ndaj Ukrainës./21Media

Back to top button