Mattis: Koreja e Veriut, kërcënimi më i madh për paqen

Shefi i Pentagonit tërheq vërejtjen

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, deklaroi se Koreja e Veriut paraqet kërcënimin më të madh dhe më urgjent për paqen dhe sigurinë në botë.

Në deklaratën e shkruar, dërguar deputetëve para debatit për buxhetin e Pentagonit, Mattis theksoi se Koreja e Veriut po e shton shpejtësinë dhe përmasat e programit të saj bërthamor, për të cilin udhëheqësi Kim Jong Un deklaroi se një ditë do të jetë në gjendje që të shkrepë bombë në drejtim të territorit amerikan.

Peniani këtë vit ka zhvilluar një varg testesh raketore dhe bërthamore, shkruan rtv21.tv

Ndërkohë, autoritetet në Korenë e Jugut kanë njoftuar se kanë gjetur një dron të Koresë së Veriut, të pajisur me kamerë, i cili është rrëzuar, pasi ka spiunuar sistemin anti-raketor amerikan, Tad, i cili është vendosur në Korenë e Jugut.

Fluturakja u analizua nga ekspertët ushtarak, të cilët konfirmuan se droni ka fotografuar vendin në të cilin gjendet sistemi anti-raketor.

Largësia mes kufirit me Korenë e Veriut dhe vendit ku është vendosur sistemi Tad është rreth 270 kilometra./21Media

Back to top button