Krasniqi: Numri i madh i fletvotimeve të pavlefshme, shqetësues

KDI ka thënë se zgjedhjet në Kosovë kanë qenë të qeta

Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim, ka mbajtur një konferencë lidhur me vlerësimin preliminar për procesin zgjedhor.

Albert Krasniqi, nga KDI tha se zgjedhjet kanë qenë të qeta dhe nuk janë prekur nga shkelje të rënda dhe të dhunshme.

“Gjatë ditës së zgjedhjeve nuk ka pasur incidente serioze, por që janë regjistruar parregullësi gjatë votimit si cenim i fshehtësisë së votimit që është shprehur permes votimit familjar, votimi jashtë kabinave të votimit. Po ashtu, ai tha se pasaktësia e listës së votuesve vazhdon të mbetet element negativ në të gjitha proceset zgjedhore. Si dhe numri i madh i fletëvotimeve të pavlefshme është shqetësues”, tha Krasniqi.

Krasniqi tha se burimet e financimit dhe transparenca financiare e subjekteve politike vazhdon të mbetet problematike.

Back to top button