Matoshi kërkon ndalimin e ndezjes së fishekzjarrëve gjatë festave të fundvitit

Në hapësira publike dhe zona të banuara

Më qëllim të  mbrojtjes së ajrit nga ndotja dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, përmes një shkrese zyrtare drejtuar kryetarëve të komunave të Republikës së Kosovës, ka kërkuar ndalimin e ndezjes së  fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit, në hapësira publike dhe zona të banuara.

Kjo kërkesë vjen për shkak të ndotjes së ajrit dhe pasojave që mjetet piroteknike shkaktojnë në shëndetin e njeriut dhe në mjedis.​

Ndonëse gjatë këtyre ditëve po dëgjojmë zhurmat e mjeteve piroteknike përdorimi i tyre nuk ka qenë i lejuar deri nga data 26 dhjetor. Këtë e kishin bërë të ditur për portalin rtv21.tv nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës duke shtuar se koha e paraparë për përdorimin e fishekëzjarrëve është e lejuar deri më 2 janar. E shkelësit e ligjit të përdorimit të mjeteve piroteknike mund të dënohen nga deri në 7000 mijë euro gjobë. “ Neni 48: Personi juridik për kundërvajtje dënohet me gjobë në shumë prej njëmijë (1000) deri shtatëmijë (7000) Euro nëse shkelet paragrafi 3.15 i këtij neni;”, thuhej në përgjigjen e MPB-së.

Në vitin e kaluar në Kosovë kanë hyrë 70 ton mjete pirotkenike e sasi e njëjtë deri më tani është edhe në vitin 2019, treguan për portalin rtv 21.tv nga Ministria e Punëve të Brendshme. “Kompanitë e licencuara për import, transfer, transit, eksport të Eksplozivit dhe Fishekzjarrëve ju lejohet të importojnë në bazë të kushteve dhe kritereve të Deponimit, por nuk do të thotë se nuk ndryshon gjendja e sasisë të Fishekzjarrëve deri në përfundim të vitit 2019 -2020 .”, thuhej në përgjigjen e MPB-së./21Media

Back to top button