FSK-ja institucioni më i besueshëm i sigurisë për qytetarët e Kosovës

FSK vazhdon të jetë institucioni më i besuar

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) edhe këtë vit doli të jetë institucioni më i besueshëm i sigurisë me 81% në vend, për qytetarët e Kosovës, sipas Barometrit Kosovar të Sigurisë, përmes të cilit Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë mat perceptimet publike në Kosovë.

Edicioni i nëntë i Barometrit Kosovar të Sigurisë përbëhet nga dy kapituj. Derisa kapitulli i parë mat perceptimet e qytetarëve lidhur me besueshmërinë në institucionet e sigurisë, drejtësisë, si dhe në institucione të nivelit qendror dhe lokal; kapitulli i dytë interpreton perceptimet e qytetarëve lidhur me korrupsionin në këto institucione.

Sipas anketimit të qytetarëve edhe këtë vit del se FSK vazhdon të jetë institucioni më i besuar nga të gjitha institucionet që barometri ka matur në këtë edicion, mbi 81për qind të qytetarëve. Po ashtu Forca e Sigurisë së Kosovës, sipas këtij barometri, shihet si institucioni më së paku i korruptuar në nivel të Kosovës.

Ky rezultat padyshim është pasqyrim i aktiviteteve dhe punës me përkushtim të lartë në realizimin e detyrave të planifikuara nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

Back to top button