Matoshi probleme me fqinjën, policia i shkon në shtëpi

Deputetja e VV-së, njëherit aktorja e njohur, Adriana Matoshi, ka bërë të ditur se ka disa probleme me fqinjën e saj.
Matoshi ka theksuar se mban një qen në shtëpi që të gjithë e duan përveç një gruaje, e cila e kishte sulmuar qenin dhe i kishte thënë vajzës së aktores se ”do ta prej”.
Ndërkaq, sot Policia ka trokitur në derën e deputetës, për ta trajtuar rastin.
”Njerzit kane mendu qe naj Pit Bull a naj qen i rrezikshem, kur e pane qenin tone ja nisen me lujt me te edhe na tregun qe per te jon ardhe!!! Tash a m’tregoni mu a ma i rrezikshem qeni a njeri qe kercenon me pre e me gjujt papuqe ni qen te vockel qe sa ka nise me shiju jeten e me i bo te lumtun krejt per rreth vetes, plus me e bo me vaj e me merzite qiken 9 vjeçe me asi fjale te tmerrshme ? Mentaliteti jone le per te deshiruar e edhe ma shume qasja ndaj njerezve femijeve e gjithashtu dhe kafsheve”, ka shkruar Matoshi në ”Facebook”./21Media
Back to top button