Mattis: Siria e ka mbajt arsenalin e vet të armëve kimike

Mattis po qëndron për një vizitë të shkurtër në Izrael 

Sekretari amerikan i mbrojtjes, James Mattis në Jerusalem u takua me kryeministrin Beniamin Netanjahu, ndërkaq temë diskutimesh bëhet e ditur se kanë qenë kërcënimet për sigurinë në rajon, shkruan rtv21.tv

Më herët Mattis u takua edhe me homologun e tij izraelit Avigdor Liberman.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Mattis ka deklaruar se Siria ka mbajt armët kimike dhe se kjo çështje duhet të zgjidhet me rrugë diplomatike.

Me një marrëveshje të vitit 2013 të ndërmjetësuar nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, Siria pranoi të shkatërronte armët e saj kimike.

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, bëri të ditur se saarin ose një toksinë i ngjashëm i ndaluar u përdorën në grevën me 4 prillit në provincën Idlib të Sirisë, duke vrarë së paku  90 persona, duke përfshirë 30 fëmijë./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button