Basha propozon zgjedhjen e presidentit nga populli

Beteja e PD-së për zgjedhje të lira dhe të ndershme

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke folur në  “Çadra e Lirisë” deklaroi se Presidenti i Republikës nuk është as i PD-së, as i PS-së as i LSI-së, ai është dhe duhet të jetë Presidenti i popullit.

“Presidenti i Republikës nuk është as i PD-së, as i PS-së as i LSI-së dhe i asnjë partie. Ai është dhe duhet të jetë Presidenti i popullit. Ndaj propozimi ynë është ta zgjedhim Presidentin nga populli. Qëllimi më i rëndësishëm në projektin e Republikës së Re është kalimi i pushtetit tek qytetarët. Zgjedhja e Presidentit drejtpërdrejt nga populli i kthen pushtetin popullit dhe e bën Presidentin përgjegjës para popullit dhe jo partive politike”, deklaroi Basha.

Sipas tij, beteja e tyre është për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Beteja jonë sot, është beteja për zgjedhje të lira dhe të ndershme, të cilat do t’i hapin rrugën Republikës së Re. Por duke qenë se zgjedhja e Presidentit po shtrohet në tavolinë, e meqënëse po kërkohet kontributi ynë, ne kemi vetëm një zgjidhje për çështjen e Presidentit të Republikës: të ndryshojmë Kushtetutën që Presidentin ta zgjedhë drejtpërdrejt populli shqiptar”, përfundoi Basha./21Media

Back to top button