May i kërkon mbretëreshës krijimin e qeverisë
Qëllimi i Theresa Mayt është që të krijojë një qeveri të re
Kryeministrja britanike, Theresa May që humbi maxhorancën absolute në Parlament në përfundim të legjislativeve, ka si qëllim të krijojë një qeveri të re, njoftoi sot zëdhënësi i saj.
“May do të shkojë në pallatin Buckingham në orën 12:30 (11:30 GMT) për të kërkuar autorizimin e mbretëreshës Elizabeth II që të krijojë një qeveri, sikurse e parashikon protokolli”, theksoi zëdhënësi i saj.
Konservatorët e Theresa May humben në legjislativet e parakohshme të djeshme maxhorancën absolute duke sjellë reagime nga aktorë të politikës që i kërkojnë dorëheqjen si dhe duke sjellë pasiguri në negociatat për Brexit.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?