Në Japoni lejohet abdikimi i Perandorit
Për të parën herë në dy shekuj
Parlamenti i Japonisë e ka miratuar legjislacionin me të cilin lejohet që Perandori Akihito të abdikoj, duke i mundësuar monarkut japonez, që për të parën herë në 200 vite, të tërhiqet dhe në vend të tij të përurohet djali i tij, princi i kurorës, Naruhito.
Akihito, 83 vjeçar, i cili ka pasur një operacion në zemër dhe trajtim për sëmundjen e kancerit të prostatës, gjatë një paraqitjeje publike të rrallë vitin e kaluar, pat thënë se ka shqetësim se me vështirësi po i kryen obligimet e tij.
Akihito do të zëvendësohet nga djali i tij, Naruhito, 57 vjeçar.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?