MB: Ne presim që Kina të mbrojë sovranitetin e Ukrainës
Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss sapo e ka postuar këtë, pasi foli me ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi.
Më herët, presidenti i Kinës Xi Jinping i tha Vladimir Putinit se Kina mbështet Rusinë në përpjekjet për të zgjidhur krizën e Ukrainës “përmes dialogut”.
Kina dhe Rusia kanë një marrëdhënie të ngushtë diplomatike dhe më herët, ministria e jashtme kineze nuk pranoi ta quante ofensivën ruse një “pushtim”./21Media