Mbahet gara në BodyBuilding dhe Fitness

Rreth 50 garues morën pjesë në kudër të garës së Kupës së Kosovës

Federata e BodyBuilding dhe Fitnessit të Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës, kanë organizuar garën në kuadër të Kupës së Kosovës që u mbajtë sot në Mitrovicë, ku në katër kategori, BodyBuilding, Fitness, Men’s Classic dhe kategoritë e Femrave, kanë marrë pjesë gjithsej rreth 50 garues.

Kryetari i Federatës së BodyBuilding-Fitness Kosova, Esat Lata u shpreh i lumtur që kjo garë po mbahet pikërisht në qytetin e Mitrovicës. Sipas tij, Mitrovica gjithnjë ka ofruar mbështetje për sportin e Kosovës.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, duke uruar sportistëve suksese, premtoi se Mitrovica çdoherë do të mbështesë sportistët dhe të gjithë ata të cilët punojnë.

Në anën tjetër, Dionis Thaçi, dy herë kampion i Kosovës në kategorinë deri 23 vjeç dhe një herë në kategorinë e mesme, tha se pret fitore në këtë garë.

 

Back to top button