Mbahet garë në çiklizmin rrugor

Klubi i çiklizmit ”Vjosa” Shtime në bashkëpunim me Federatën e Çiklizmit të Kosovës organizon garën në çiklizëm rrugor “In memoriam Nusret Musliu”’ të paraparë sipas kalendarit të garave për edicionin 2022.
Gara do të organizohet më datën 15.05.2022, nga ora 14:00
Itinerari i gares sipas organizatorit është si më poshtë;
Starti; Ahmet Shtimja – Petrovë – Mollopolc – Dremjak-Llojza – Koshare – Muzeqinë-Vojnoc ( Zotaj) – Topliqan-Poturovc-Magure-Mirenë-Shale- Kleqkë-Duhel-Carralevë-Belincë- finishi te rrethi Belincë. Gjatësia e shtegut është 80 km.
Të drejtë pjesëmarrjeje në garë kanë të gjitha klubet e licencuara në Federatën e Çiklizmit të Kosovës. Sipas marrëveshjes së arritur me Shtetin e Shqipërisë dhe Maqedonisë, edhe kësaj radhe garuesit nga këto dy shtete do të jenë pjesëmarrës në këtë garë.
Kategoritë pjesëmarrëse; Elite – U23 – Junior – Kadet – Femrat dhe Master.

Back to top button