Kaloni te përmbajtja kryesore

Mbahet koncerti inaugurues i Operës së Kosovës

Mbrëmë, në Sallën e Sporteve në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë është mbajtur koncerti inaugurues i Operës së Kosovës.
Në mesin e të ftuarve ishin edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrulla Çeku me ç’rast i njëjti ka deklaruar se ky është një fillim i mbarë dhe shpresëdhënës për muzikën operistike të Kosovës.
Mbi 170 profesionistë të muzikës, talentë të dalë nga Kosova, e që veprojnë me sukses në vend e në skena të ndryshme botërore, janë bërë bashkë në koncertin inaugurues të Operës së Kosovës.
“Ky është fillim i mbarë për një rrugëtim të gjatë dhe shpresëdhënës të muzikës operistike në Kosovë. Sonte shteti ynë bëri një hap të ri e të rëndësishëm në aspektin institucional kulturor, e teksa për dekada me radhë janë formuar artistë të shkëlqyer të këtij arti të cilët kanë shkëlqyer nëpër teatrot operistikë anembanë botës, tash e tutje ata do ta kenë mundësinë të shfaqen edhe në vendin e tyre. Ne përherë kemi patur dhe vazhdojmë të kemi muzikantë të talentuar e punëtorë, virtuozë të mediumit muzikor. Tash do të presim prej tyre të shpërthejnë në sallat e koncerteve me pasion dhe gëzim për të ndarë muzikën dhe për t’u kujdesur për njëri-tjetrin me art dhe kulturë. Ndërsa paralelisht punohet për funksionalizimin e vetë institucionit të Operës dhe ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme, kjo natë le të kujtojë se toka jonë është plot talent dhe dashuri”, ka shkruar Çeku në Facebook./21Media
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button