Mbahet Konferenca Ndërkombëtare për Trajtimin Mini-Invaziv në Neuroshkencë

Për herë të parë në Kosovë, një event madhështor i mjekësisë bëri bashkë afro 100 doktorë, specialistë dhe specializantë të ORL-së, Neurokirurgjisë, Neurologjisë dhe Radiologjisë nga të gjitha trevat shqiptare dhe jo vetëm.
Në Konferencën Ndërkombëtare për Trajtimin Mini-Invaziv në Neuroshkencë, me fokus në temën “Trajtimi Endovaskular i Tinitus Pulsatil, Aneurizmave, AVM, Trombektomisë dhe Mikrokirurgjia”, po marrin pjesë edhe dy emrave të shquar të neurokirugjisë botërore.
Shefi i Njësisë së Neuroradiologjisë Intervenciouese në Departamentin e Neuroradiologjisë në Lariboisier në Paris, Emmanuel Houdart dhe Mentor Petrela, i cili është klasifikuar ndër 100 neurokirurgët më të mirë në botë, ishin ndër folësit kryesor të kësaj konference.
Neurokirurgu i njohur botërisht, Mentor Petrela para rreth 100 pjesëmarrësve tregoi për historikun e themelimit të Klinikës së Neurokirurgjisë në Tiranë.
Ai tha se evenimenti kryesor ka qenë në vitin 1964 kur është bërë hapja e Klinikës së Shërbimit të Neurokirurgjisë, me 20 shtretër dhe një sallë operacioni. Derisa hap tjetër të rëndësishëm përmendi ardhjen e neurokirurgut francez, Raymond Houdart në Shqipëri, që sipas tij u bë ambasador për formimin e grupit të neuroshkencave.
Petrela potencoi se përgjatë periudhës 1986-1996, derisa shef i klinikës universitare ishte doktori i shkencave, Arian Dumari, neurokirurgjia mori vrull dhe u zhvillua tejet mase sipas tij.
Përveç këtyre, Petrela tregon se në vazhdimësi është zhvilluar kirurgjia e epilepsisë nga profesor Sent Seferi, i cili edukimin e tij për këtë sëmundje e kishte bërë në Itali.
“Evenimenti kryesor ka qenë në 1964 hapja e klinikës së shërbimit të neurokirurgjisë nga profesor Kurti, i cili u specializua për tre vjet në Çekosllovaki…Kanë qenë 20 shtretër dhe një sallë operacioni. Më vonë shtohet një neurokirurg tjetër që vjen nga eksperienca kineze që ishte Adriano Sohalliu që solli disa teknologji…Zhvillimet e Neurokirurgjisë nuk ndalojnë këtu, një eveniment kryesor ka qenë ardhja e axhës së Emmanuelit (Emmanuel Houdart), Rajmond Houdard. Ai kuptoi që këtu kishte një etje për zhvillim dhe u bë një ambasador për të formuar gjithë grupin e neuroshkencave, që ishin një neurokirurg, një radiolog, e neurolog…Ai ka qenë profeti që bindi autoritet për të quar njerëzit për specializime nga të cilat kam përfituar edhe unë…Nga 1986, deri në 96 doktori i shkencave, Arian Dumari ishte shef i klinikës universitare. Në atë kohë u zhvillua dhe mmori vrullin neurokirurgjia. Hapi më i madh ka qenë kur u arrit të realizoheshin departamenti pranë të gjithë substencialitete e integruara në 96′ me 32 shtretër dhe me të gjithë infrastrukturën…Në vazhdim është zhvilluar kirurgjia e epilepsisë nga profesor Sent Seferi i cili edukimin e tij e bëri në Romë dhe për epilepsinë e bëri dy vjet në Milano bashkë me Florent Dashin…”, tha Petrela.
Ndërkaq, Shefi i Njësisë së Neuroradiologjisë Intervenciouese në Departamentin e Neuroradiologjisë në Lariboisier në Paris, Emmanuel Houdart foli për tinitusin pulsativ.
Me eksperiencën e tij shumëvjeçare dhe përkushtimin e vazhdueshëm në shkencë, Houdart tregon rreth shkaktarëve, llojeve dhe trajtimit të tinituseve pulsative.
Neurokirurgu tha se kur bëhet fjalë për tinitusin pulsativ, janë 32 shakatarë të ndryshëm, derisa nënvizoi si të rëndësishëm identifikimin e karakterit pulsativ të tinitusit, për çka tregon se ai mund të shërohet.
“Tinitusi sipas definicionit të përgjithshëm është një tingull i thjeshtë, ku e them i thjeshtë është me rëndësi që të bëhet dallimi mes tinitusit dhe halucinacioneve ose neuralgjive psikiatrike sepse janë diçka më komplekse por mund të themi që një përcaktor gjithmonë duhet të jetë diçka kryesore. Nuk kemi të bëjmë vetëm me një tinitus por me dy. E para është një tinitus i vazhdueshwm që është mësë shumti i përhapur, më së shpejti i përhapur. Për shkak se ky tinitus nuk është i trajtueshëm dhe shumica harrojnë për këtë tinituesin e dytë dhe në veçanti që ka të bëjë me pacientin dhe zërin që e dëgjon apo tingullin. Kjo i referohet kuptimeve e krejtësisht të ndryshme. Një tinitus i vazhdueshëm jashtë aspektit të përkohshëm, tingullit linear apo horizontal është një sëmundje. Nuk ka shkaktar dhe nuk ka trajtim. Kur bëhet fjalë për tinitusin pulsativ janë 32 shakatarë të ndryshëm, është shumë me rëndësi që të identifikohet karakteri pulsativ i tinitusit, sepse ai mund të shërohet…Edhe nëse diagnoza kërkon intervenim duhet t’i kushtojmë vëmendje ankesës së pacientit që mjafton të bëhet diagnostikimi i tinitusit pulsativ. Nëse thotë i dëgjoj rrahjet e zemrës në veshët e mi, kjo do të thotë se ai/ajo vuan nga tinitusi pulsativ…”, theksoi Houdart.
Ndër të tjera, Houdart tregoi se ndër shkaktarët e tinitusit pulsativ mund të jenë edhe diseksioni arterial, për çka thotë se kjo krijon edhe një turbulencë për ta përmbledhur ekspolorimin që ka të bëjë me tinitusin.
Përveç këtyre, në Konferencën Ndërkombëtare për Trajtimin Mini-Invaziv në Neuroshkencë, me fokus në temën “Trajtimi Endovaskular i Tinitus Pulsatil, Aneurizmave, AVM, Trombektomisë dhe Mikrokirurgjia”, foli edhe otorinolaringologia, Emirjona Vajushi.
Vajushi tha se otoskleroza është një gjendje e zakonshme që prek veshin e mesëm dhe se ajo karakterizohet nga një rritje jonormale e kockave që mund të çojë në humbje të dëgjimit.
Ajo shtoi se aspekti më pak i eksploruar i otosklerozës është lidhja e saj me tringëllimë në veshët pulsative, një simptomë sfiduese si për pacientët ashtu edhe për mjekët.
Ndërkaq lidhur me trajtimin, Vajushi potencoi se trajtimi është jo kirurgjikal dhe kirurgjikal, derisa shtoi se nga ana kirurgjikale bëhet staditotomia ose stabektetomia varësisht nga situata. Këtu, ajo përmendi edhe kirurgjinë kovensionale dhe përdorimin e laserit.
“Në lidhje me trajtimin, trajtimi është jo kirurgjikal dhe kirurgjikal dhe në këto protezimi akustik rekomandohet dhe medikal, megjithatë në lidhje me florurin e natriumit dhe difosfonatet që përdoren si trajtim medikal ka shumë studime, disa e mbështesin disa jo. Disa studime mbështesin meqenëse ajo thuhet që e ngadalëson përparimin e sëmundjes, por jo se ndikon direkt rëndësishëm në të. Nga ana kirurgjikale bëhet staditotomia ose stabektetomia në varësi të lesioneve që shihen…Mund të jetë kirurgjia kovensionale ose tani po përdoret edhe laseri. Laseri për të bërë hapjen e bazës së stapesit”, tha Vajushi.
Konferenca Ndërkombëtare për Trajtimin Mini-Invaziv në Neuroshkencë do të zhvillohet më 15-16 mars dhe është e akredituar me 12 kredite nga QKEV në Shqipëri dhe 20 kredite nga OMK në Kosovë.